Ndërlidhjet

SHBA-ja rekruton emigrantët


Pentagoni do të fillojë rekrutimin e emigrantëve të kualifikuar me qëndrim të përkohshëm në SHBA, duke ju ofruar mundësinë që sa më shpejt ta fitojnë shtetësinë, shkruan "Njujork tajms". Duke u thirrur në zyrtarë ushtarakë, gazeta shkruan se me programin e propozuar është paraparë që rekrutët të bëhen shtetas amerikanë brenda gjashtë muajsh. Personat që kanë qëndrim të përhershëm ose posedojnë "kartën e gjelbër" në SHBA, tash sa kohë kanë mundur të paraqiten për shtetësi, ndërsa kjo mundësi ju ofrohet për herë të parë emigrantëve me viza të përkohshme të cilët jetojnë në SHBA të paktën dy vjet, shkruan "Njujork tajms".
XS
SM
MD
LG