Ndërlidhjet

Provat raketore koreano-veriore


Korea Veriore pretendon t'i vazhdojë planet lidhur me provat raketore, ndërsa çdo testim i mundshëm do të bëhet në kuadër të programit të gjithësisë dhe nuk do të paraqesë provokim ushtarak, ka bërë të ditur sot agjencia zyrtare veri-koreane KCNA.
Zyrtarë amerikanë dhe jugkoreanë kanë pohuar se Pjongjangu
po përgatitet të testojë raketën Taepodong-2, ndërsa Uashingtoni ka tërhequr vëretjen se një provë të tillë do ta konsiderojë "provokim".
Analistët konsiderojnë se me testimin eventual të kësaj rakete, Pjong-jangu dëshiron ta bind administratën e re amerikane që negociatat me Korenë Veriore të jenë prioritet i politikës së jashtme.
XS
SM
MD
LG