Ndërlidhjet

Shkup: Shtatë kandidatë për president në Maqedoni


Shtatë kandidatë janë çertifikuar për të garuar në zgjedhjet për president të Maqedonisë, ka njoftuar Komisioni Shetëror i Zgjedhjeve.

Presidenti aktual, Branko Cërvenkovski, ka thënë se nuk do të kandidohet edhe për një mandat tjetër.

Raportohet se fovoritë në këto zgjedhje, që mbahen më 22 mars, janë Gjorgji Ivanov (WMRO-DPMNE) dhe Lubomir Fërçkovski (LSDM).

Kandidatë për president në këto zgjedhje janë edhe tre shqiptarë: Agron Buxhaku (BDI), Imer Selmani (Demokracia e Re) dhe Mirushe Hoxha (PDSH).
XS
SM
MD
LG