Ndërlidhjet

Kosova feston njëvjetorin e pavarësisë


Në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës sot, me manifestime të ndryshme, shënohet njëvjetori i pavarësisë.

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës do të flasin zyrtarët më të lartë, presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, e të tjerë.

Pavarësia e Kosovës është njohur nga 54 shtete në mbarë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Gjermaninë, Francën, Italinë e shumë vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Por, pavarësinë e Kosovës e kundërshtojnë Serbia dhe Rusia.
XS
SM
MD
LG