Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Diplomacia e mbanë Kosovën në Serbi


Ministri për Kosovën ë qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, vlerësoi se angazhimet e deritashme diplomatike për ruajtjen e Kosovën në Serbi "kanë dhënë rezultate pozitive".

Sipas tij, fitore të diplomacisë serbe janë plani 6 pikësh i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe vendosja e misionit EULEX në Kosovë, sipas kushteve të Serbisë.

Ministri Bogdanoviq, i tha mëtutje gazetës Politika, se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Serbia do të kërkoj anulimin e vendimit për formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG