Ndërlidhjet

Raporti: Kërkohet strategji e re për Afganistanin


Në raportin më të ri të publikuar nga Kongresi amerikan thuhet se kërkohet një strategji e re për Afganistanin.

Raporti, që është prëgatitur nga Instituti për Paqe i Shteteve të Bashkuara, kërkon qasje që përfshinë kultivimin e liderëve lokalë, e jo zhvillimi i qasjes së fokusuar në qeverinë qendrore në Kabul.

Në raport shtrohet pyetja se a do të jenë të afta forcat amerikane dhe ato të NATO-s që t'i shkaktojnë disfatë talibanëve dhe militantëve të tjerë, pa përmirësimin e rezultateve të trupave afgane dhe të policisë.

Ky raport u publikua në periudhën kur presidenti Barack Obama parashikon dërgimin e trupave shtesë në Afganistan, ku tashmë gjenden më se 30 mijë ushtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG