Ndërlidhjet

Kreu i mbrojtjes së Iranit viziton Moskën


Ministri iranian i Mbrojtjes Mostafa Mohammad Najar u takua sot në Moskë me homologun rus Anatoly Serdyukov, për ta diskutuar bashkëpunimin ushtarako-teknik.
Mediat ruse njoftuan se Najar do të përpiqet të bindë Rusinë që t'ia dërgojë Iranit sistemet mbrojtëse ajrore, të cilat do të mund të zbrapsnin sulmet e mundshme ajrore izraelite dhe amerikane.
Një kohë të gjatë Irani është i interesuar të blejë nga Rusia sistemet mbrojtëse tokë-ajër S-300.
XS
SM
MD
LG