Ndërlidhjet

logo-print

Tadiq: Kosova nuk është shtet


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka thënë se Kosova nuk mund të konsiderohet si shtet sovran, një vit pasi ajo e shpalli pavarësinë nga Serbia.

Tadiq gjithashtu ka thënë se Serbia asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por e ka përjashtuar mundësinë Beogradi të përdorë forcën për ta rikthyer.

Tadiq u takua sot me ekipin ligjor, i cili e përfaqëson Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Po sot, kryeministri Mirko Cvetkoviq e ka përshkruar Kosovën si shtet "virtuel".

Cvetkoviq tha se Serbia po bën gjithçka për të penguar njohjet e mëtejme ndërkombëtare të Kosovës.
XS
SM
MD
LG