Ndërlidhjet

Kabul: Qeveria amnistoi 60 luftëtarë talebanë


Qeveria afgane njoftoi se ka amnistuar 60 luftëtarë talebanë, të cilët ishin dakorduar t'i ulin armët.

Ky është grupi më i fundit nga afro 7.680 personat, të cilët janë amnistuar në tre vitet e fundit pasi janë dakorduar që të mos e luftojnë qeverinë.

Vendimi i sotëm vjen një javë pasi në Konferencën mbi Sigurinë në Berlin, presidenti Hamid Kharzai përsëri u bëri thirrje talebanëve, të cilët nuk janë pjesë e Al Kaedas, që të heqin dorë nga kryengritja.
XS
SM
MD
LG