Ndërlidhjet

Rusi: Dorëhiqet gjykatësi pasi arrestohet i biri


Zëvendës kryetari i Gjykatës Supreme të Rusisë ka dhënë dorëheqje, pasi djali i tij është arrestuar nën akuzat për marrje të rryshfetit, cituan agjencitë ruse të lajmeve zëdhënësin e gjykatës, Pavel Odintsov.

Agjencia Interfax tha se Vladimiri, djali i Aleksandr Karpov, është arrestuar më 11 shkurt në qytetin perëndimor Orel, nën dyshimin se ka pranuar rryshfet prej 30 mijë dollarëve për të ndikuar në një vendim të Gjykatës Supreme.
XS
SM
MD
LG