Ndërlidhjet

Clinton: Ambicjet e Phenianit janë përçarëse


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, u tha sot udhëheqësve të Japonisë se ambicjet bërthamore të Koresë së Veriut janë "përçarëse", dhe se çdo predhë e lansuar nga Pheniani do të ishte e padobishme, madje dhe provokative.

"Më lejoni të nënvizoj përkushtimin që SHBA-të e kanë për çmilitarizimin bërthamor të Koresë së Veriut dhe parandalimin e proliferimit të mëtejmë", tha Clinton në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm japonez, Hirofumi Nakasone.
XS
SM
MD
LG