Ndërlidhjet

ElBaradei: Irani ende nuk po bashkëpunon


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se Irai ka dështuar të ofrojë "çfarëdo sqarimi" mbi dimenzionin e mundshëm ushtarak të programit të vet bërthamor.

Në një konferencë për shtyp në Paris, Mohamed ElBaradei tha se Teherani ka "mbyllur çdo bashkëpunim" me agjencinë në disa muajt e kaluar.

ElBaradei gjithashtu tha se Irani nuk ka shtuar centrifuga tjera për pasurimin e uraniumit, e cila siç tha ai, "është gjë e mirë".
XS
SM
MD
LG