Ndërlidhjet

logo-print

Obama nënshkroi paketën stimuluese ekonomike


Presidenti Barack Obama e ka nënshkruar ligjin për paketën stimuluese ekonomike, që synon të ringjallë ekonominë amerikane.

Masat që u miratuan javën e kaluar nga Kongresi, synojnë krijimin e 3.5 milionë vendeve të punës në SHBA, përmes uljes së taksave dhe investimit masovik të qeverisë në infrastrukturë dhe projekte të tjera.

Para nënshkrimit të projekt ligjit në qytetin Denver, Obama tha se ligji është më i madhi i këtij lloji në historinë e Amerikës.

"Akti për Rimëkëmbjen dhe Riinvestimin, të cilin do ta nënshkruaj sot, është një plan që i përmbush parimet, të cilat i parashtrova në janar, është paketa më gjithëpërfshirëse ekonomike në historinë tonë", tha Obama.

Megjithate, bursat amerikane shënuan rënie, ndërsa që investitorët druajnë se recesioni mund të thellohet përkundër planeve të qeverisë.
XS
SM
MD
LG