Ndërlidhjet

SHBA: 17.000 trupa shtesë në Afganistan


Në hapin më të madh ushtarak në presidencën e tij, presidenti Barack Obama ka miratuar dërgimin e 17 mijë trupave shtesë në Afganistan, për t'iu bashkuar betejës kundër talebanëve.

Në deklaratën e bërë publike nga Shtëpia e Bardhë, Obama tha se shtimi është nevoitet për të stabilizuar "situatën e përkeqësuar" në Afganistan.
Deklarata thotë se Afganistani nuk "ka marrë kujdes të duhur strategjik, drejtime dhe resurse që i duhen urgjentisht".

Zyrtarët thanë se urdhëri për dislokimin parasheh që 8.000 marinca të dërgohen në pranverë, kurse një brigadë me afro 4.000 trupa dhe personel mbështetës prej 5 mijë vetësh të dërgohen para zgjedhjeve të përgjithshme në Afganistan në gusht.

Trupat do t'u bashkohen 35.000 trupave, të cilat aktualisht ndodhen në Afganistan.

Në një intervistë dhënë televizionit kanadez, Obama tha se problemet në Afganistan nuk mund të zgjidhen vetëm me mjete ushtarake, dhe se ai planifikon që të përdorë edhe qasjet diplomatike dhe të zhvillimit.

Obama shprehu bindjen se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët mund të ngadhnjejnë në Afganistan dhe të parandalojnë përhapjen e ekstremizmit.
XS
SM
MD
LG