Ndërlidhjet

Pragë: Miratohet Traktati i Lisbonës


Dhoma e Ulët e parlamentit të Çekisë e miratoi sot Traktatin e Lisbonës të Bashkimit Evropian.

Marrëveshja tash duhet të miratohet në Senat dhe nga presidenti Vaclav Klaus, i cili e kundërshton dokumentin.

Traktati është votuar nga 25 vendet anëtare të BE-së, por është refuzuar nga votuesit irlandezë. Qeveria e Irlandës është zotuar të mbajë referendum të ri.
XS
SM
MD
LG