Ndërlidhjet

Thaçi: Rusia do ta pranoj pavarësinë e Kosovës


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se edhe Rusia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

"Nuk them se kjo do të ndodhë në ndonjë të ardhme të afërt. Vendimi i Beogradit për ta njohë Kosovën do ta shpejtonte njohjen nga Moska. Nuk e përjashtoj mundësinë që Rusia të na pranoj si shtet të pavarur para Serbisë", i tha kryeministri Thaçi, gazetës beogradase Politika.

Ai mëtutje vlerësoi se këmbëngulja e Beogradit, që për pavarësinë e Kosovës të zhvillohet shqyrtim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, "paraqet vazhdim të tendencës së mashtrimit të opinionit publik në Beograd".

"Procesi i pavarësisë ka filluar dhe asgjë nuk mund ta ndalë", theksoi Hashim Thaçi dhe e ftoi Serbinë, që ta njohë Kosovën e pavarur, në mënyrë që Serbia, së bashku me Kosovën, të filloj të shikoj në të ardhmen evroatlantike, e cila varet nga raportet e të dy vendeve.
XS
SM
MD
LG