Ndërlidhjet

Beograd: Zannier takohet me zyrtarët e Serbisë


Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Lamberto Zannier, sot në Beograd do të takohet me zyrtarë më të lartë të Serbisë.

Së pari parashihet takimi me ministrin e jashtëm, Vuk Jeremiq dhe ministrin për Kosovën, Goran Bogdanoviq, e pastaj edhe takimi me presidentin Boris Tadiq.

Aktualisht duket se është e paqartë tema e diskutimeve të zotit Zannier në këto takime, por vlerësohet se mund të bisedohet për planin 6 pikësh të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Megjithatë, raportohet se zyrtarë të UNMIK-ut në Prishtinë kanë thënë se plani 6 pikësh nuk mund të implementohet pa pajtueshmërinë e të dy palëve.
XS
SM
MD
LG