Ndërlidhjet

Bill Clinton: Ekonomia do ripërtrihet për 15 muaj


Ish presidenti amerikan, Bill Clinton, tha se do të ishte shumë i befasuar nëse do të nevojiteshin më tepër se dy vite për kthimin e stabilitetit të ekonomisë së Shteteve të Bashkuara.

Duke folur para legjislatorëve të shtetit Arkanzas, ku ishte guvernator para se të bëhej president, zoti Clinton tha se e mbështet pakon stimuluese ekonomike të presidentit Obama, në vlerë prej 787 miliardë dollarësh.

"Mendoj se ekonomia do të jetë e aftë të kthehet brenda 12 – 15 muaj dhe do të jem i shokuar nëse kjo do të kërkoj më tepër se dy vite", tha ish presidenti Bill Clinton.
XS
SM
MD
LG