Ndërlidhjet

NATO e rishqyrton strategjinë afgane


Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s takohen sot për të rishqyrtuar strategjinë për Afganistanin, në kohën kur Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje për t'ia dalë në krye me kryengritjen e talebanëve.

Në bisedimet në qytetin polak Krakov, Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates pritet t'u kërkojë aleatëve të dërgojnë trupa shtesë në Afganistan për të mundësuar sigurinë në zgjedhjet parlamentare në muajin gusht.

Presidenti Barack Obama ka shpallur dërgimin e 17 mijë trupave shtesë në Afganistan, ndërsa zyrtarët amerikanë u kanë bërë thirrje aleatëve evropianë që t'i mbështesin përpjekjet e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG