Ndërlidhjet

Maldivet e njohën Kosovën


Kosova është njohur si shtet i pavarur edhe nga Ishujt Maldive, ka njoftuar ministri i Jashtëm Skender Hyseni.

Në një konferencë për media, Hyseni tha se ka marrë një letër nga ministri i Jashtëm i Ishujve Maldive, përmes të cilës konfirmohet njohja e pavarësisë së Kosovës.

Konfirmimin për këtë njohje e ka dhënë edhe kreu i Aleancës Kosova e Re, Bexhet Pacolli.

Me vendimin e Ishujve Maldive, rritet në 55 numri i shteteve që kanë njohur Kosovën.

Ishujt Maldive shtrihen në Oqeanin Indian dhe janë vend me popullatë myslimane.
XS
SM
MD
LG