Ndërlidhjet

logo-print

Zannier dhe liderët serbë diskutuan planin 6-pikësh


Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Lamberto Zannier, u takua me presidentin e Serbisë Boris Tadiq, ministrin e Jashtëm, Vuk Jeremiq dhe ministrin për Kosovën, Goran Bogdanoviq.

Në komunikatën e lëshuar pas takimit me ministrin Bogdanoviq, thuhet se temë bisedimesh ishte zbatimi i mëtejmë planit 6 pikësh i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Në njoftimin thuhet se Beogradi e ka "theksuar gatishmërinë për të intensifikuar dialogun në nivelin teknik, me qëllim të zgjidhjes sa më efikase të problemeve në Kosovë".

Komunikata thotë se "ministri Bogdanoviq edhe një herë e ka ripërsëritur qëndrimin e Serbisë të bazuar në respektimin e parimeve të përcaktuara në rezolutën 1244 të OKB-së".
XS
SM
MD
LG