Ndërlidhjet

Irak: Vriten 7 ushtarë dhe policë


Shtatë ushtarë dhe policë irakianë janë vrarë sot nga shpërthimet në pjesë të ndryshme të vendit.

Policia tha se katër ushtarë irakianë e humbën jetën dhe dy u plagosën kur automjeti i tyre hasi në një bombë në krahinën Diyala.

Dy policë u vranë dhe katër persona u plagosën në krahinën Anbar, ndërsa një polic u vra dhe pesë njerëz u plagosën nga shpërthimi i një autobombe në Mosul.
XS
SM
MD
LG