Ndërlidhjet

logo-print

Kanada: Vizita e parë e Obamas president


Presidenti Barack Obama ka mirëpritur përpjekjet e Kanadasë për forcimin e ekonomisë dhe ka shtuar se ajo pjesë e paketës ekonomike të ndihmës ku parashihet që të blihen mallrat amerikane nuk e dëmton tregtinë me Kanadanë.

Obama çmoi edhe angazhimin kanadez në Afganistan.

Komentet e Obamas u bënë gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin kanadaz Stephen Harper.

Kanadaja është vizita e parë jashtë vendit e presidentit amerikan që kur morri detyrën më 20 janar të këtij viti.
XS
SM
MD
LG