Ndërlidhjet

Bora bllokon Ballkanin


Dhjetëra mijëra njerëz kanë mbetur të bllokuar në fshatrat e izoluara nga bora në pjesë të ndryshme të Ballkanit.

Së paku 10 komuna me gati 10 mijë banorë në Shqipëri kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre nga bora.

Një numër fshatrash malorë në Kosovë po përballen me bllokimin e rrugëve dhe mungesën e energjisë elektrike si pasojë e motit të keq.

Në Mal të Zi është mbyllur aeroporti për shkak të motit të keq, kurse në Serbi të izoluara kanë mbetur mbi 30 fshatra.
XS
SM
MD
LG