Ndërlidhjet

logo-print

Clinton mbërrin në Pekin


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Clinton mbërriti sot në Pekin për bisedime me zyrtarë kinezë.

Më heret Clinton ka deklaruar që ajo nuk do të lejojë që çështja e të drejtave të njeriut të bëhet pengesë për progresin që mund të arrihet në çështjet si: kriza ekonomike globale, ndyshimet klimatike dhe sigura.

Sot Amnesty International tha se është "tejet i zhgënjyer" nga qëndrimi i sekretares Clinton për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kinë.

Clinton mbërriti në Pekin nga Korea e Jugut, ku deklaroi se marrëdhëniet me Korenë e Veriut nuk do të përmirësohen përderisa Pheniani refuzon të bisedojë me Seulin.

Clinton gjithashtu i bëri thirrje Phenianit që t'i përmbushë zotimet e veta për t'i dhënë fund programit bërthamor.
XS
SM
MD
LG