Ndërlidhjet

Gates pro marrëveshjes në Afganistan


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, tha se SHBA-ja do të mund ta pranonte marrëveshjen politike ndërmjet qeverisë afgane dhe rebelëve talebanë ashtu siç bëri Pakistani javën e kaluar.

Komentet e tij në përmbyllje të samitit të NATO-s, bien ndesh me ato të emisarit amerikan për Afganmistanin dhe Pakistanin, Riçard Hollbruk, i cili këtë javë deklaroi se marrëveshja e tillë paraqet kapitullim për Pakistanin.

Të hënën Pakistani njoftoi se do të pajtohet me imponimin e ligjit islamik në luginën e trazuar Suad në veriperëndim të vendit, si pjesë e marrëveshjes për rivendosjen e paqes pas fushatës ushtarake 18 mujore.
XS
SM
MD
LG