Ndërlidhjet

logo-print

Ushtar i SHBA fajtor për vdekjen e 4 irakianëve


Një mjek i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara është shpallur fajtor për vrasje për involvimin e tij në vrasjen e katër të burgosurve irakianë në pranverën e vitit 2007.

Juria nëntë anëtarëshe në Vilsec të Gjermanisë e shpalli fajtor rreshterin Michael Leahy Jr. për pikat e akuzës për vrasje dhe komplotim të vrasjes.

Leahy u shfajësua nga akuza për vrasje në një incident të veçantë lidhur me vrasjen e një irakiani tjetër në janar, 2007.

Aktgjykimi, i cili do të shpallet më vonë, mund ta dënojë rreshterin edhe me burg të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG