Ndërlidhjet

Obama: Deficiti nën kontroll, derisa ekonomia të ripërtrihet


Presidenti amerikan, Barack Obama, deklaroi sot se administrata e tij është e vendosur që të "bëjë çdo gjë të mundshme, që deficitin eksplodues ta mbajmë nën kontroll, derisa ekonomia jonë të filloj ripërtritjen".

Këto komente ai i bëri në fjalimin e tij javor në radio.

Sipas Zyrës për Bugjet të Kongresit, deficiti në bugjetin e përkohshëm të Shteteve të Bashkuara për vitin fiskal 2009, do të rritet për 1200 miliardë dollarë.

Deficiti për vitin fiskal 2008, që përfundoi në muajin shtator të vitit të kaluar, ishte 438 miliardë dollarë.

Raportohet se në këto të dhëna nuk përfshihet edhe pakoja stimuluese ekonomike në vlerë prej 787 miliardë dollarësh.
XS
SM
MD
LG