Ndërlidhjet

H. Clinton: Kina të angazhohet në çështjet botërore


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha sot se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për zhvillimin e raporteve pozitive dhe bashkëpunuese me Kinën, në ato çështje për të cilat "ne besojmë se janë të rëndësishme për të ardhmen e paqes, të progresit dhe të prosperitetit" për të dy vendet dhe për botën.

Mëtutje, duke folur në konferencën e përbashkët për gazetarë në Pekin, me ministrin e jashtëm, Yang Jiechi, ajo tha:

- Duke e angazhuar Kinën në një rreze të gjërë të sfidave, ne do të kemi diskutime të sinqerta në çështjet, për të cilat ne kemi pospajtime, përfshirë të drejtat e njeriut, Tibetin, lirinë fetare dhe lirinë e të shprehurit. Promovimi i të drejtave të njeriut është një aspekt esencial i politikës sonë të jashtme globale dhe diçka që ne në mënyrë të qartë e diskutojmë me udhëheqjen kineze, tha Hillary Clinton.

Në këtë temë foli edhe ministri i jashtëm kinez, Yang Jiechi:

- Të dy vendet kanë histori, sisteme shoqërore dhe të kaluar kulturore të ndryshme. Rrjedhimisht, ekzistojnë dallime në aspekte të caktuara të çështjes së të drejtave të njeriut. Por, pala kineze beson se të dy vendet duhet ta forcojnë dialogun për të dretjat e njeriut, t'i reduktojnë dallimet, të ndërtojnë më tepër besim dhe t'i bashkojnë forcat në promovimin e bazave të respektit reciprok dhe pa ndërhyrje në punët e brendshme, tha Yang Jiechi.
XS
SM
MD
LG