Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: Vdesin 73 minatorë


Të paktën 73 minatorë e kanë humbur jetën sot nga shpërthimi i gazit në një minierë në provincën veriore kineze Sanksi, ndërsa dhjetra të tjerë kanë mbetur të ngujuar nën tokë.

Bëhet e ditur se në momentin e shpërthimit në minierë kanë qenë 436 minatorë, shumica e të cilëve kanë arritur të dalin jashtë.

Sipas statistikave zyrtare, vitin e kaluar në Kinë kanë humbur jetrën 3 mijë minatorë, por dyshohet se numri i vërtetë i viktimave është shumë më i madh.
XS
SM
MD
LG