Ndërlidhjet

Liderët e BE diskutojnë krizën finansiare


Liderët e Bashkimit Evropian janë tubuar në Berlin për t'i diskutuar mënyrat e daljes kolektive nga kriza finansiare.

Kancelarja gjermane Angela Merkel shpreson se takimi do të fokusohet në reformat afatgjata finansiare, dhe nuk do mbetet nën hijen e problemeve më të reja.

Merkel tha se ajo dëshiron që takimi të riafirmojë përkushtimin për tregun e lirë, rregulla më të forta në tregjet finansiare dhe aksione të bashkërenduara për të mbrojtur BE-në nga recesioni i rëndë.

Gjatë fundjavës, tregjet shënuan rënie të mëtejme pas lajmeve për nacionalizimin e mundshëm të bankave dhe parashikimeve pesimiste për ekonominë.

Takimi i sotëm në Berlin synon të farkojë një konsenzus para mbajtjes së samitit të grupit G 20 në Londër.
XS
SM
MD
LG