Ndërlidhjet

SHBA: Letra udhëtoi 22 vjet


Një grua nga shteti amerikan Oregon më në fund e ka pranuar ftesën për maturën të nipit në një gjimnaz në New Jersey, por letra pak mund të jetë vonuar sepse ftesa ishte e vitit 1987.

Theresa Schlossarek nga La Grande, e gjeti ftesën në kutinë postare të saj javën e kaluar.

Zarfi, i cili ishte i hapur, ishte postuar në 2 qershor, 1987 nga qyteti Toms River në New Jersey, ku jeton i vëllai i saj, Hermann Ilnseher.
XS
SM
MD
LG