Ndërlidhjet

Islamabad: Do sqarojmë paktin me militantët


Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Shah Mehmood Qureshi, tha se gjatë vizitës së tij në Uashington javën e ardhshme, do të përpiqet që të qetësojë çdo frikë të Shteteve të Bashkuara për marrëveshjen që Islamabadi e arriti me islamistët në rajonin e trazuar Swat.

Sipas marrëveshjes, qeveria e provincës është dakorduar që të vendosë ligjin islamik, në mënyrë që t'a pacifikojë kryengritjen në rritje.

Qureshi tha se do t'i shpjegojë qëllimet e Pakistanit, dhe do të hiqet çdo konfuzion.

Qureshi do të vizitojë Uashingtonin për të marrë pjesë në rishqyrtimin e politikës amerikane në rajon, e cila është e përqëndruar në Afganistanin.
XS
SM
MD
LG