Ndërlidhjet

logo-print

Azi: Ministrat zotohen për tregje të hapura


Ministrat e finansave të Azisë u zotuan që ta mbajnë tregtinë e lirë dhe investimet, përkundër ngecjes së ekonomisë nga kriza globale.

Ministrat e 10 vendeve të Azisë Juglindore, si dhe ata të Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut, u dakorduan të injektojnë edhe 40 miliarda dollarë shtesë për të mbrojtur valutat rajonale.

Ministrat e riafirmuan edhe përkushtimin e tyre për të kundërshtuar masat protekcioniste, për të cilat thanë se vetëm do ta përkeqësonin rënien e ekonomisë.
XS
SM
MD
LG