Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Armë fshatarëve që të luftojnë terroristët


Qeveria e provincës pakistaneze të Waziristanit Verior është zotuar se do t'u japë 30 mijë pushkë fshatarëve në mënyrë që këta të mund të përballen me "terroristët".

Armata e Pakistanit dhe Ministria e Brendshme thanë se nuk ishin konsultuar mbi planin.

Njoftimi për armatosjen e fshatarëve u bë pasi u raportua se militantët talebanë rrëmbyen një administrator të lartë dhe gjashtë truprojet e tij në luginën Swat.
XS
SM
MD
LG