Ndërlidhjet

NYT: 70 këshilltarë amerikanë punojnë në Pakistan


E përditshmja New York Times raporton se më se 70 këshilltarë ushtarak amerikanë dhe specialistë teknikë, në mënyrë sekrete punojnë në Pakistan, për ta ndihmuar ushtrinë e këtij vendi, për të ndërmarrë aksione kundër al-Kaidës dhe talibanëve.

Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, gazeta shkruan se këshilltarët, që mbikëqyren nga komanda qendrore e Shteteve të Bashkuara, e stërvisin ushtrinë pakistaneze, por ata nuk janë të involvuar në operacionet luftarake.
XS
SM
MD
LG