Ndërlidhjet

AI akuzon Izraelin dhe Hamasin për krime të luftës


Organizata Amnesty International ka akuzuar Izraelin dhe grupin miliant palestinez, Hamas, për krime të luftës gjatë konfliktit të tyre të fundit.

Kjo organizatë, me seli në Londër, në raportin më të ri, thotë se ekziston dëshmi se të dy palët kanë përdorë armatim me origjinë tejoqeanike, për të ndërmarrë sulme kundër civilëve.

Amnesty International ka ftuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të imponuar embargo në armatim për të dy palët.

Izraeli është akuzuar për shfrytëzimin ilegal të fosforit të bardhë dhe të armatimit tjetër të furnizuar nga Shtetet e Bashkuara në Rripin e Gazës, ndërsa Hamasi është akuzuar për lansimin e pa kontroll të raketave brenda territorit izraelit.
XS
SM
MD
LG