Ndërlidhjet

BE: 350 milionë euro për vendet ish sovjetike


Eurokomisionerja për marrëdhënie me jashtë në Bashkimin Evropian, Benita Ferrero Waldner tha se shpreson që vendet anëtare të BE-së të mbështesin planin që parasheh forcim të lidhjeve me fqinjët nga ish-hapësira sovjetike.

Propozimi do të diskutohet në takimin e 19-20 Marsit.

Ferrero-Waldner tha se plani bëhet edhe më i nevojshëm pas konfliktit të vitit të kaluar mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.

BE-ja planifikon një fond shtesë prej 350 milionë eurosh, fond që do përdoret për nxitjen e stabilitetit dhe përparimit në Ukrainë, Gjeorgji, Azerbaxhian, Armeni dhe Moldavi.
XS
SM
MD
LG