Ndërlidhjet

logo-print

Barak hedh poshtë thirrjen e Netanjahut


Partia Laburiste e Izraelit ka hedhur poshtë kërkesën e kreut të partisë Likude Benjamin Netanjahu, për t'iu bashkangjitur qeverisë së drejtuar prej tij.

Ehud Barak, kreu i Laburistëve tha se partia e tij parapëlqen të jetë "një opozitë e përgjegjshme, serioze dhe konstruktive".

Nga ana tjetër, Tzipi Livni, që drejton partinë e qendrës Kadima tha se do vazhdojë bisedimet për të diskutuar mundësinë e përfshirjes në qeveri.
XS
SM
MD
LG