Ndërlidhjet


Liria e lëvizjes së qytetarëve në pjesën më të madhe të Kosovës, duke mos përfshirë veriun e Mitrovicës, sipas autoriteteve kosovare dhe ekpsertëve për çështje të sigurisë, është gati apsolutisht e garantuar.

Vlerësohet se pengesat kryesore mund të jenë për shkak të përshtypjeve që krijohen për lirinë e lëvizjes, e që në të shumtën e rasteve përbëhen nga rreziqet që percpetohen, sesa nga rreziqet faktike.

Këshilltari për siguri i kryeministrit të Kosovës, Dukagjin Gorani, thotë se për komunitetin serb shpeshherë liria e lëvizjes kufizohet për shkak të percepcioneve që ekzistojnë mbi rreziqet e mundshme.

Megjithatë, me vëshitrësi në qarkullim përballen shqiptarët e veriut të Mitrovicës. Zoti Gorani thekosn se veriu i Kosovës paraqet një situatë krejt tjetër dhe më të ndërlikuar sa i përket lirisë së lëvizjes së shqiptarëve.

"Liria e lëvizjes atje për shqiptarët është relativisht e vështirësuar. Situata e atjeshme mund të rregullohet krahas një përpjekjeje gjithëpërfishrëse që nënkupton një zgjidhje përfundimtare politike, ekonomike dhe sociale", thotë Gorani.

Ai mohon deklarimet e disa pjesëtarëve të komunitetit serb, të cilët thonë se në Kosovë nuk kanë liri të lëvizjes. Sipas Goranit, deklarimet e tilla janë kryekëput të ndërlidhura me percepcionet e frikës dhe ato percepcione nuk mund të thyhen vetëm përmes deklaratave politike, por duhet të ekzistojë një vullnet më i madh tek pjesëtarët e komunitetit serb që ta kuptojnë realitetin e ri.

"Kosova nuk i ngjason një vendi që sapo ka dalë nga lufta. 10 vjet kanë kaluar që nga lufta. Situata në terren ka ndërruar shumë dhe Kosova tani është një vend i lirë për qarkullim të lirë", thotë zoti Gorani.

Të dhënat zyrtare të policisë tregojnë se incidentet me motive etnike kanë rënë dukshëm dhe kjo ka ndikuar në krijimin e kushteve më të përshtatshme për qarkullim të lirë.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës thonë se liria e lëvizjes ka pasur progres edhe në pjesën veriore të Mitrovicës. Kjo gjendje, sipas tyre, është përmirësuar pas incidenteve, të cilat ndodhën në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti.

Arbër Beka, zëdhënës në Policinë e Kosovës, thotë se pas këtyre incidentëeve janë marrë masa shtesë të sigurisë.

"Ne kemi pasur disa incidente në pjesën veriore të Kosvës. Tani kemi angazhime shtesë të policisë. Kemi kontakte të afërta me banorët e lagjeve të ndryshme në veriun e Kosvës, aty ku mendohet se situata është më e tensionuar. Kemi rënie të dukshme të incidenteve në këtë pjesë të Kosovës", shpjegon zëdhënësi i Policisë, zoti Beka.

Megjithatë, eskperti për çështje të sigurisë, Nuredin Ibishi, theskon se liria e lëvizjes si individuale, apo edhe në forma të tjera, në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës është e mundshme, por që veriu i Mitrovicës mbetet një problem i vazhdueshëm.

"Ekstremistët që pengojnë lirinë e lëvizjes me vetë parqitjen e tyre dhe strukturat ilegale që janë, duhet të pamundësohen. Dhe, esenciale është që krimi duhet të dënohet dhe në një formë të dekurojohen ata që e pengojnë lirinë e lëvizjes", thotë zoti Ibishi.

Ai shprehet i bindur se me dënimin e ekstremistëve, të cilët po ndikojnë në destabilizimin e situatës së sigurisë, gjendja e lirisë së lëvizjes në veriun e Kosovës do të përmirësohej.

Ndryshe, edhe në bazë të hulumtimeve vendore dhe ndërkombëtare, sa i përket lirisë së lëvizjes së qytetarëve të Kosovës, vlerësohet të jetë në nivelin e duhur, mirëpo një problem mjaft serioz dhe një sfidë për institucionet e Kosovës dhe mekanizmat ndërkombëtarë mbetet veriu i Kosovës.
  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi - Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG