Ndërlidhjet

logo-print

Rasti Kovaçeviç, keqëson raportet SHBA-Serbi


Bisedimet me SHBA-të lidhur me fatin e studentit serb që kërkohet nga drejtësia amerikane janë sekrete, bëri të ditur qeveria serbe.
22 vjeçari serb Miladin Kovaçeviç, ish basketbollist në Universitetin Binghamton ka rrahur rëndë një shok shkolle. Kovaçevç u largua nga SHBA-të pasi Ambasada e Serbisë e paisi me dokumenta udhëtimi për raste emergjence.

Beogradi nuk pranon t'ia dorëzojë studentin serb drejtësisë amerikane me justifikim se ligjet vendore nuk e lejojnë një gjë të tillë, derisa gjykimi do bëhet në Serbi.

Rasti Kovaçeviç ka acarur marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Beogradit. Kohë më parë deklarata të ashpra për këtë rast bëri dhe Hillary Clinton, atë botë senatore e shtetit të Nju Jorkut, ku ndodhi ngjarja.
XS
SM
MD
LG