Ndërlidhjet

Berisha: Një port për Kosovën


"Shqipëria është plotësisht e gatshme që Kosovës t'i akordohet një port për të plotësuar nevojat e saj", ka deklaruar kryeministri Sali Berisha gjatë takimit më një delegacion ministrash kosovarë.

Ministri i Transporteve të Kosovës, Fatmir Limaj, i cili drejtonte delegacionin i dorëzoi kryeminsitrit Berisha vendimin e Qeverisë së Kosovës për të filluar bisedimet rreth portit të Shëngjinit.

Pritet krijimi i një grupi ndërministror mes Shqipërisë e Kosovës për të përcaktuar detajet rreth portit të Shëngjinit.
Do të punohet edhe në fushën energjitike për krijimin e burimeve të përbashkëta të energjisë, lidhjeve hekurudhore, njehsimit të programeve mësimore si dhe projektet e përbashkëta në fushën e turizmit malor, ku përfshihen Alpet shqiptare.
XS
SM
MD
LG