Ndërlidhjet

logo-print

Londër: Arrin i liruari nga Guantanamo


Një ish i burgusor në Guantanamo është liruar dhe është kthyer në Britani.
Biniam Mohamed, i lindur në Etiopi dhe banues në Britani, tha se është torturuar gjatë qëndrimit në Guantanamo. Ai akuzoi dhe shërbimet britanike të zbulimit për bashkëfajësi në torturat ndaj tij.

Mohamed u arrestua në Pakistan në vitin 2002 e më pas ishte transferuar në Marok dhe Afganistan përpara se të dërgohej në Guantanamo.

Mohamed është i burgosuri i parë nga Guantanamo që lirohet që kur presidenti Barack Obama morri detyrën më 20 janar. Obama ka premtuar mbylljen e burgut.
XS
SM
MD
LG