Ndërlidhjet

BE, kritika Serbisë


Ballkani Perëndimor ka qenë pjesë e debateve jozyrtare në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së.

Eurokomiisoneri për zgjerim Olli Rehn ka theksuar se viti 2009 do të jetë pozitiv sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të disa vendeve ballkanike, pasi pritet liberalizimi i vizave. Ai ka kërkuar nga qeveritë e rajonit të punojnë për plotësimin e kritereve.

Shefat e diplomacisë evropiane kanë kritikuar edhe politikën serbe ndaj Kosovës më 17 shkurt, përkatësisht vizitat e parlamentarëve dhe qeveritarëve serbë në 1 vjetorin e pavarësisë.

Kritika iu bënë dhe sjelljes së ministrit të jashtëm serb, Jeremiç ndaj përfaqësusit të BE-së në Beograd. Hollanda dhe disa vedne të tjera kanë përsëritur kundërshtimin e tyre për zhbllokimin e MSA-së me Serbinë për shkak të mosbashkëpunimit me Hagën.
XS
SM
MD
LG