Ndërlidhjet

Geri Lok, kandidat për sekretar të tregtisë


Presidenti amerikan, Barak Obama pritet ta propozojë ish guvernatorin e Uashingtonit, Geri
Lok për Sekretar të ri Shtetëror për Tregti, pasi dy kandidatët e mëparshëm kanë refuzuar këtë post, ka bërë të ditur administrata amerikane.
Demokrati Geri Lok, i cili ka udhëhequr shtetin e Uashingtonit prej janarit të vitit 1997 deri në janar të vitit 2005, është guvernatori i parë me prejardhje kineze në SHBA. Postin e Sekretarit të Tregtisë , më herët e patën refuzuar demokrati Bill Riçardson dhe republikani, Xhad Greg.
XS
SM
MD
LG