Ndërlidhjet

Amerikanët përkrahin planin ekonomik të Obamës


Shumica e amerikanëve përkrahin planin e presidentit, Barak Obama për ringjalljen e ekonomisë dhe përpjekjet e tij për të punuar më përfaqësuesit e të dy partive, tregojnë rezultatet e dy hulumtimeve të opinionit publik.
Një muaj pas marrjes së postit të presidentit, 68 për qind e amerikanëe përkrahin punën e Obamës, thotë anketa më e re e Uashington Postit dhe Ej-Bi-Si-së.
Ndërsa, sipas anketës tjetër të realizuar nga Njujork tajms dhe Si-Bi-Es, 63 përqind e të anketuarëve ka vlerësuar pozitivisht punën e presidentit Obama, kurse 75 përqind e amerikanëve shprehen optimist për mandatin e tij katërvjeçar.
Rezulteatet e këtyre anketave janë publikuar në prag të paraqitjes së sotme të parë të presidentit Obama në mbledhjen e përbashkët të dy Dhomave të Kongresit, ku pritet të flasë për planin urgjent për shpëtimin e ekonomisë.
XS
SM
MD
LG