Ndërlidhjet

logo-print

NASA: Misioni dështoi, nuk u shkëput sateliti


Agjencia amerikane e hapësirës tha se moduli, i cili e mbarte satelitin për të monitoruar emisionet e dioksid karbonit në botë nuk arriti të shkëputet nga raketa e vet pak kohë pas lansimit.

NASA tha se ka pasur probleme gjatë shkëputjes dhe sateliti "nuk ka mbërritur në orbitë".

Observuesi, i cili sot u lansua nga Kalifornia, duhej të marrë nga 8 milionë mostra në çdo 16 ditë për dy vjet me radhë.

Kërkuesit thonë se informacionet do t'u jepnin pasqyrë të qartë se si ndikon cikli i karbonit në klimën dhe në cilat rajone është më i pranishëm.
XS
SM
MD
LG