Ndërlidhjet

WT: "Një rrëfim tjetër nga Serbia"


"Washington Times"

Shkruan: William Walker, ish ambasador amerikan


Boris Tadiq, presidenti i Serbisë, nga disa mendohet se është zëri i moderuar në Beograd. Megjithatë, ai vazhdon të mbrojë publikisht kundërshtimin e palëkundur të vendit të tij karshi Republikës së Pavarur të Kosovës dhe insiston që komuniteti ndërkombëtar të hedhë poshtë deklaratën e pavarësisë së shkurtit të vitit 2008.

Për mua, këto pikëpamje të tij nuk janë as të moderuara dhe as të arsyeshme.

Zoti Tadiq argumenton se pozicioni i Serbisë paraqet një standard të ri për Ballkanin me refuzimin për të pranuar ndarjen dhe apo realitetin që pavarësia pasqyron për 90 për qind të popullatës së Kosovës. Pajtohem se kjo politikë e Beogradit shënon një standard të ri, atë të mos marrjes parasyshë të së vërtetës dhe objektivitetit në përshkrimet se çfarë ka nënkuptuar për shqiptarët kontrolli i Beogradit mbi ta dhe çdo të thoshte për ta rivendosja nën autoritetin e Serbisë.

Ai mund të besojë se ajo çfarë ka ndodhur në Kosovë më 1998/99 është vetëm pasojë e një regjimi të korruptuar dhe totalitar të Sllobodan Millosheviqit. Unë mendoj ndryshe.

Retorika dhe veprimet e secilit në Beograd që ka ardhur pas shkarkimit të Millosheviqit dhe dërgimit të tij në Hagë kanë vazhduar të kenë të njejtin nacionalizëm nxitës që Millosheviqi ka shfrytëzuar për të arsyetuar politikën e represionit, spastrimit etnik, përdhunimeve sistematike dhe vrasjeve, që nuk janë parë në Evropë që prej ditëve më të rënda të Luftës së Dytë Botërore.

Boris Tadiq bën thirrje për një “qasje ligjore”në raport me Kosovën dhe respektim të mandateve të Kombeve të Bashkuara. Por, ku ishte ky përkushtim mbi sundimin e ligjit atëherë kur standardet e Kombeve të Bashkuara mbi trajtimin e qytetarëve të një vendi u injoruan në tërësi dhe u shkelën nga regjimi në Beograd?

Serbia sot zëshëm mbron të drejtat e njeriut për pakicën serbe në Kosovë. Sikurse dhe unë dhe shumica dërmuese e shqiptarëve, përfshirë këtu edhe ata që kanë vuajtur nga mohimi për të pasur po këto të drejta nga fqinjët e tyre serbë.

Nga fjalët e zotit Tadiq, është e qartë se ai, i moderuari i supozuar dhe regjimi në Beograd, mbeten në mohim të tërësishëm mbi përgjegjësinë që Serbia ka mbi pamundësinë që Kosova t’i bashkohet kurdo Serbisë, përveç si fqinje paqësore në Ballkan.
XS
SM
MD
LG