Ndërlidhjet

SHBA: Nderohet presidenti Sejdiu


Universiteti Shtetëror i Arizonës i ka ndarë çmimin "Udhëheqës i Shquar Botëror" presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Në praninë e udhëheqësve universitarë, profesorëve, studentëve dhe shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në këtë vend, çmimin e ndau zv/presidenti i Universitetit, Anthony Rock.

Rock tha se ky çmim e vlerëson punën e shquar të presidentit të Kosovës si udhëheqës që ka ndihmuar në mirëkuptimin ndërkombëtar dhe kulturor, si dhe ka demonstruar lidership dhe të arritura të mëdha në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG