Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten 4 ushtarë të koalicionit


Katër ushtarë të forcave të koalicionit dhe një civil afgan e kanë humbur jetën kur automjeti i tyre hasi në një bombë në provincën jugore të Afganistanit, Helmand.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara nuk e bëri publike kombësinë e ushtarëve.

Civili afgan punonte me forcat e koalicionit.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara gjithashtu tha se në një incident tjetër në Helmand, forcat e koalicionit dhe ato afgane kanë vrarë 16 militantë, të cilit e kishin sulmuar konvojin e ushtrisë.
XS
SM
MD
LG